Flamurtari barazoi, Birçe: Kemi kundër edhe fatin me arbitrat

23 Nëntor 2019
16:01
Alfred Lleshi

Flamurtari barazoi “in extremis” në shtëpi, në sfidën e të dëshpëruarve të Superiores. Golit të Rapo (53’) për miqtë iu përgjigj Ansi Nika në kohën shtesë (92’), duke bërë që skuadrat e dy vendeve të fundit të ndajnë nga një pikë mes tyre. Ky barazim, natyrisht që nuk e ka kënaqur trajnerin e kuqezinjve, Luan Birçe. Pas ndeshjes, për mikrofonin e “Supersport” ai tha: “Krijuam volum loje dhe raste, sikurse edhe Luftëtari. Pësuam një gol për mungesë përqendrimi. U munduam ta përmirësonim lojën dhe luajtëm me tre mbrojtës. Patëm raste, goditëm shtyllën dy here, kam pretendime edhe për penallti të padhënëe. Të gjitha këto bënë që të mos fitonim dot, të barazonim. Në fakt, kjo ishte një ndeshje që për tri pikë, ndaj rivalit direkt. U mundova t’i karikoj çunat dhe të bënin punë e tyre.

Në situata të tilla duhet të luftojmë edhe kundër fatit, dhe njerëzve të tjerë që janë në fushë, arbitarve. Ky është fati ynë, nuk i morëm dot tri pikët. Do të vazhdojmë të bëjmë punën tonë, ka edhe ndeshje të tjera. Do të luajmë në Laç dhe pastaj presim Bylisin në vazhdim. Ansi Nika është një lojtar me përvojë dhe nuk ka nevojë të komunikojë me tifozët e të dalë me karton të kuq. Ka pasur një dëmtim, ndaj nuk ka luajtur. Në dhjetë minuta aktivizim bëri më të mirën, barazuam për meritë të tij. Është pjesë e rëndësishme e Flamurtarit. Normalisht, na mërzit fakti që nuk morëm tri pikët në shtëpi, në këtë ndeshje. Luajmë me moral të ndrydhur për situatën që kemi. E përsëris, kemi kundër edhe fatin me arbitrat. Nuk e kam ankesën vetëm për penalltitë, por pati edhe momente të shumta faullesh, që na penalizuan”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit