Flamurtari braktiset dhe nga “të zotët e shtëpisë”, e ardhmja në ajër!

2 Korrik 2019
9:29
Eraldo Harlicaj
back button

Nuk kanë fund problemet te Flamurtari. E ardhmja mbetet gri me administratorin Sinan Idrizi që nuk dihet se çfarë mendon dhe se çfarë do të vendosë për të ardhmen. Klubi është i mbytur në borxhe, pasi janë pagat e futbollistëve pa u shlyer dhe ligji i sportit ende nuk po miratohet. 

Lajmi i fundit trondit dhe më tepër bregdetarët, pasi drejtori Ardi Behari ka paraqitur dorëheqjen, sipas asaj që shkruan Panorama Sport. Zyrtari vlonjat nuk do të vazhdojë më në klubin e tij të zemrës, pasi e sheh të ardhmen me shumë vështirësi. 

Behari ka një "jetë" që është pjesë e Flamurtarit dhe është marrë që nga merkatoja e deri te problemet më të thjeshta, madje ka provuar dhe rolin e trajnerit kur vlonjatët kanë qenë në vështirësi. Ai duket se është lodhur nga situata e njëjta dhe ka vendosur të ndajë rrugët me Flamurtarin.  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit