Flamurtari e nis vitin me një largim, mesfushori vlonjat “divorc” për ditëlindje

4 Janar 2019
11:48
back button

Flamurtari është në një moment mjaft delikat të sezonit, sepse nga njëra anë trajneri Ilir Daja pret ndonjë përforcim, por nga tjetër situata financiare mbetet kaotike dhe nuk dihet a do të ketë likuidim  apo shpërbërje.

Ndërkaq, viti ka nisur me një largim, sepse mesfushori Alessio Hyseni ka ndërprerë kontratën me klubin vlonjat.

Pikërisht sot Hyseni ka mbushur 22 vjeç dhe ditëlindja nuk është festuar në mënyrën më të mirë, pasi ndarja me klubin e vendlindjes natyrisht ka qenë një vendim i dhimbshëm. 

Nuk ka ende një shpjegim për këtë "divorc", sepse Hyseni luajti goxha ndeshje në pjesën e parë të sezonit, por ndoshta dëshira e tij është që të bëhet titullar fiks, gjë që në Vlorë është e pamundur. 

Ndoshta edhe problemet financiare mund të kenë ndikuar, ndërsa tashmë djaloshi i lindur në Itali duhet të gjejë ekip të ri dhe ofertat në Superiore nuk do të mungojnë, me Luftëtarin e Kamzën që kërkojnë lojtarë me tiparet e mesfushorit qendror. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit