Flamurtari gjen fitoren e parë, tri ekipe kryeqytetase kryesojnë kampionatin

23 Tetor 2021
17:22
Telesport
back button

Janë luajtur sot ndeshjet e javës së dytë të Kampionatit Kombëtar të femrave në basketboll.

Kampionet e Flamurtarit arrijnë fitoren e parë në kampionat, duke mundur thellë 74-32 Vllazninë në Shkodër. Një ndeshje që u kthye në një stërvitore për vlonjatet, ndjeshëm më superior në parket.

Pa probleme fiton edhe Partizani, që mundi 93-61 Tirana Barleti Basket. Ky është suksesi i dytë për vajzat e kuqe, që udhëheqin renditjen me 4 pikë të plota.

Po 4 pikë ka edhe Studenti, që mundi me lehtësi në “Asllan Rusi” elbasanin me rezultatin 84-43. Një start i mirë i kampionatit ky për Studentin. Ndërsa Tirana triumfoi me lehtësi 100-39 ndaj Apolonisë, tjetër ndeshje ku diferencat mes dy skuadrave në parket ishin të mëdha.

Kategoria e Parë Femra, java e 2-të

Studenti – Elbasani, 84-43

Vllaznia – Flamurtari, 32-74

Tirana Barleti Basket – Partizani, 61-93

Tirana – Apolonia, 100-39

Renditja: Partizani 4 pikë, Tirana 4 pikë, Studenti 4 pikë, Elbasani 3 pikë, Flamurtari 3 pikë, Apolonia 2 pikë, Tirana Barleti Basket 2 pikë, Vllaznia 2 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit