Flamurtari harron hallet me “lumë” golash

12 Janar 2019
17:00
back button

Flamurtari vazhdon të presë ndonjë sinjal nga klubi për përfundimin e krizës financiare, por lojtarët po vazhdojnë rregullisht punën, me përjashtim të Danilo Alves, i cili nuk kthehet nga Brazili pa likuiduar.

Sot vlonjatët kanë luajtur një miqësore kundër Flamurtarit U19, duke fituar 8-0. Musta e Batha patën "pjesën e luanit", me nga dy gola secili, ndërsa shënuan edhe Ribaj, Useini, Mustafa dhe i riu Haruni.

Për kuqezinjtë nuk u aktivizuan Veliu, Busic, Elton Calé, Alla, Maze dhe Beqaj, të cilët kryen stërvitje të diferencuar.

Miqësore

Flamurtari F.C  8 : 0 U19 Flamurtari F.

Shënues: Musta (2X), Ribaj, Batha (2X) Useini, Mustafa, Haruni

Flamurtari: Koliçi, Siljanovski, Deliaj, Pollozhani, Kotobelli, Mustafa, Useini, Batha, Torassa, Ribaj, Musta

U aktivizuan: Qirko, M.Qarri, J.Qarri, Ymeraj, Lica, Muçollari, Diamanti, Haruni, Ziaj.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit