Flamurtari “i gjymtuar”, Daja në hall para Laçit

4 Dhjetor 2018
13:29
back button

Humbja në Fushë-Krujë kundër Kastriotit ka qenë si një rrufe në qiell të hapur për Flamurtarin, që mendoi se gjeti rrugën e duhur pas fitores së bukur ndaj Partizanit. Kundër Kastriotit u pa qartë se trajneri Ilir Daja ka ende shumë punë për të bërë, ndërkohë që ndikoi natyrisht edhe terreni skandaloz, që nuk duhet lejuar në të tilla nivele, por kjo është çështje tjetër.

Ndërkaq, në fundjavë e ka radhën sfida ndaj Laçit dh vlonjatët kanë probleme pa fund.

Mesfushorët Batha e Useini morën në Fushë-Krujë kartonin e katërt të verdhë për këtë kampionat, çka do të thotë se në mesfushë mbeten në dispozicion vetëm Mustafa, Hyseni e Pollozhani, me këtë të fundit që do të avancojë në krahasim me rolin e zakonshëm në mbrojtje.

Një alternativë serioze për formacionin do të ishte Fjoralb Deliaj, por djaloshi 21-vjeçar, i cili shkëlqeu si mbrojtës i djathtë kundër Partizanit, vuan nga një dëmtim që e la jashtë edhe fundjavën e shkuar dhe ndoshta nuk do ta lejojë të zbresë më në fushë për këtë vit.

Edhe sulmi ka halle, sepse Danilo Alves është ende larg riaftësimit të plotë, ndërsa në Fushë-Krujë u dëmtua edhe Agustin Torassa, lojtar kyç te kuqezinjtë, ndaj në këtë moment vetëm Elton Cale e Busic janë në formë të plotë dhe vend në formacion mund të gjejë Andi Ribaj.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit