Flamurtari i mbytur, Idrizi habit me përrallat e radhës

17 Shtator 2019
13:22
back button

Flamurtari po kalon një situatë kaotike, pasi në 4 ndeshjet e para ka vetëm humbje. Vlonjtët nuk paguhen, nisën përgatitjet me vonesë dhe ndërtuan një ekip me lojtarë që ishin pa ekipe. Administratori Sinan Idrizi nuk përton të vazhdojë me përrallat e 1001 netëve dhe me fjalë boshe që nuk i beson më as vetë. 

Ai mbetet në pritje të ligjit të sponsorizimit, pasi nëse miratohet ligji, futbollistët do të ringjallen si me magji. “Unë pres ligjin për sportet që të miratohet këto ditë. Ai ligj është një zgjidhje për këtë situatë të krijuar. Ligji për sportin shpëton futbollin në vend, jo vetëm Flamurtarin. Jam krenar që kam qenë promotor i këtij ligji. Unë e pres të miratohet këtë javë. Nëse nuk miratohet, atëherë bashkia të marrë masa dhe t’u dalë për zot detyrimeve ndaj klubit” , – thotë ai për Panorama Sport. 

I pyetur në lidhje me një rrëzim të mundshëm nga Superiorja, Idrizi nuk e pranon diçka të tillë dhe shprehet se ka ende shumë pikë në lojë. “Nuk ka shanse që Flamurtari të dalë nga Kategoria Superiore. Harrojeni këtë! Kampionati sapo ka filluar. Janë shumë pikë në lojë”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit