Flamurtari i pandalshëm në kampionat dhe shpallet “kampion i dimrit”

16 Dhjetor 2019
10:16
Telesport
back button

Flamurtari në basketboll për femra e ka mbyllur këtë vit pa asnjë humbje në kampionat, duke u shpallur “kampion i dimrit”. Skuadra vlonjate fitoi 121-83 ndaj Partizanit në ndeshjen e vlefshme për javën e 11-të të Kampionatit, duke udhëhequr renditjen me 22 pikë të plota. Një takim i dominuar nga vendaset, që nuk kanë asnjë humbje këtë sezon.

Partizani, pavarësisht humbjes, qëndron i dyti në renditje, pozicion që e ndan bashkë me Tiranën. Bardheblutë fituan 78-71 në Shkodër ndaj Vllaznisë, në një ndeshje mes dy ekipesh rivale këtë sezon. Në vendin e katërt ngjitet Studenti, që triumfoi 62-49 ndaj Kamza Basket, ndërkohë që Elbasani i largohet fundit, pas fitores 103-71 ndaj Apolonisë.

Kjo ishte java e fundit për këtë vit në basketboll për femra. Kampionati rikthehet në shkurt të 2020-ës.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, java e 9-të

Flamurtari – Partizani, 121-83

Vllaznia – Tirana, 71-78

Elbasani – Apolonia, 103-71

Kamza Basket – Studenti, 49-62

Renditja: Flamurtari 22 pikë, Partizani 19 pikë, Tirana 19 pikë, Studenti 18 pikë, Vllaznia 17 pikë, Elbasani 14 pikë, Apolonia 12 pikë, Kamza Basket 11 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit