Flamurtari i pandalshëm në kampionat, një trio duel për play off-in

17 Shkurt 2020
14:33
Telesport
back button

Kampionati i basketbollit për femra ka dhuruar surpriza në javën e 13-të, sic është fitorja 69-63 e Studentit ndaj Tiranës, ndeshje e luajtur në “Fahrie Hoti”. Ndonëse bardheblutë ishin favoritë, skuadra studentore ka befasuar, duke dalë fituese. Tashmë këto ekipe kanë pikë të barabarta në renditje e bashkë me Vllazninë duelojnë për të siguruar play off-in.

Në krye të renditjes ndodhet Flamurtari, i pandalshëm këtë sezon, duke korrur fitoren e 13-të në po kaq javë. Vlonjatet mundën me lehtësi 122-94 Elbasanin. Pa probleme fiton edhe Partizani i vendit të dytë, që mposhti 119-58 Kamza Basket, ndërsa Vllaznia triumfoi 87-58 ndaj Apolonisë në Shkodër, duke bërë një paraqitje të mirë.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Java e 13-të

Flamurtari – Elbasani, 122-94

Tirana – Studenti, 63-69

Kamza Basket – Partizani, 58-119

Vllaznia – Apolonia, 87-58

Renditja: Flamurtari 26 pikë, Partizani 23 pikë, Tirana 21 pikë, Vllaznia 21 pikë, Studenti 21 pikë, Elbasani 16 pikë, Apolonia 15 pikë, Kamza Basket 13 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit