Flamurtari mbron titullin, shpallet kampion i Shqipërisë në basketboll për femra

2 Maj 2023
22:55
Telesport
back button

Ekipi i Flamurtarit në basketboll për femra u shpall mbrëmjen e sotme kampion i Shqipërisë për sezonin sportiv 2022-2023, duke mbrojtur tiktullin. Në ndeshjen e katërt finale luajtur në “Asllan Rusi”, vajzat vlonjate fituan 80-73 ndaj Partizanit, duke fituar 3-1 serinë e takimeve finale.

Një ndeshje e hapur dhe me rivalitet deri në fund, me kryeqytetaset që synuan të rikthenin ekuilibrat me ndeshje, por nuk ia dolën dot mbanë. Flamurtari arriti të tregohet më i kujdesshëm dhe i saktë në fundin e takimit, duke përfituar edhe nga gabimet e Partizanit, për të ngritur lart trofeun.

Ndeshja nis më mirë për Partizanin, që ka një avantazjh të lehtë e udhëheq 23-18. Gjithsesi, vlonjatet nisin gradualisht të rikuperojnë dhe pjesa e parë e ndeshjes mbyllet 39-37 për kryeqytetaset. Loja është vazhdimisht e ekuilibruar e me shumë barazime, me mikeshat nga Vlora që përmbysin shifrat në periodën e tretë, 54-57.

Loja ruan të njëjtin ritëm edhe në 10-minutëshin e fundit, por të kuqtë nuk arrijnë dot të përmbysin shifrat edhe pse loja është e barabartë deri në fund. Flamurtari fiton 80-73 dhe nis festën e merituar. Benally me 25 pikë e Omerbasic me 18 ishin më të mirat për Flamurtarin, ndërsa 19 pikët e Bannister për Partizanin mbetën për statistikë

Play off-Femra

Nd.1, Flamurtari – Partizani, 73-58

Nd.2, Partizani – Flamurtari, 73-59

Nd.3, Flamurtari – Partizani, 77-66

Nd.4, Partizani – Flamurtari, 73-80

Lajme të tjera

Lajmet e fundit