Flamurtari, miqësore pa kapitenin “rebel”

9 Janar 2019
13:26
back button

Flamurtari ka planifikuar një miqësore blic sot, në Lushnjë, pa asnjë njoftim për mediat.

Megjithatë, sfida miqësore kalon në plan të dytë, për shkak të problemeve financiare të ekipit. 

Danilo Alves nuk kthehet pa likuiduar, ndërsa ka humbur durimin edhe kapiteni Tomislav Busic. 

Kroati ka refuzuar të shkojë në Lushnjë sot, duke preferuar të qëndrojë në Vlorë, në pritje që klubi ta ndajë mendjen, ta paguajë apo ta lejojë të largohet që tani.

Sulmuesi i njohur nuk paguhet prej shumë muajsh dhe nuk duron më, edhe pse refuzon të konfirmojë ndonjë padi ndaj klubit vlonjat në FIFA. 

Teuta i ka bërë prej javësh ofertë  por Busic nuk e prish dot kontratën në mënyrë të njëanshme, për shkak të klauzolave në kontratë. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit