Flamurtari mposht Vllazninë dhe ruan ritmin e dy “Tiranave”

2 Mars 2019
15:18
Telesport
back button

Flamurtari kampion në basketboll për femra fitoi sot 86-49 ndaj Vllaznisë në Shkodër, duke ruajtur hapin e dy skuadrave të Tiranës, që patën fituar 24 orë më parë. Ndeshja e luajtur sot në mesditë në Shkodër u dominua dhe fituar me meritë nga basketbollistet vlonjate, që këtë herë nuk përsëritën gabimin e fazës së parë, kur u mundën në “Qazim Dervishi”.

Që në periodën e parë u pa qartë që Flamurtari nuk do të gabonte, synonte vetëm 2 pikët dhe ia doli mbanë, duke mposhtur me lehtësi basketbollistet shkodrane. Suksesi mban vlonjatet në vendin e tretë, një pikë pas Sh.B.Tiranës dhe dy pas Sh.K.B.Tiranës. Humbja e sotme nuk i prish shumë punë Vllaznisë, që e ka siguruar një vend në play off.

Basketboll – Kategoria e Parë Femra, Grupi A1, java e 14-të (1 mars)

Studenti – Sh.B.Tirana, 73-104

Elbasani – Sh.K.B.Tirana, 78-97

E shtunë, 2 mars

Vllaznia – Flamurtari, 49-86

Renditja: Sh.K.B.Tirana 26 pikë (12/2), Sh.B.Tirana 25 pikë (11/3), Flamurtari 24 pikë (10/4), Vllaznia 21 pikë (7/7), Studenti 16 pikë (2/12), Elbasani 14 pikë (0/14).

Lajme të tjera

Lajmet e fundit