Flamurtari nis mbrojtjen e titullit, leksion Partizanit në finalen e parë play off

23 Prill 2023
18:39
Telesport
back button

Flamurtari në basketboll për femra fitoi mbrëmjen e sotme 73-58 ndaj Partizanit finalen e parë play off, ndeshje e luajtur në Vlorë. Sukses i merituar i ekipit vlonjat, që synon të mbrojë titullin kampion, ndaj pës kësaj fitoreje udhëheq 1-0 serinë e takimeve.

Ndeshje e komanduar gjatë gjithë kohës nga Flamurtari, që u shkëput 20-13 ndaj Partizanit në periodën e parë dhe më pas e administroi avantazhin deri në fund. Madje, e thelloi atë me kalimin e kohës, duke mos i dhënë mundësi Partizanit të rikuperojë.

Kryeqytetaset bënë një ndeshje të dobët, duke mos dhënë atë që pritej në fushë, duke qenë larg atij ekipi që një muaj më parë fitoi në Vlorë trofeun e Ligës Unike. Mirela Lugaj me 23 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin, mbështetur nga Ikete me 17 pikë.

Play off-Femra

Nd.1, Flamurtari – Partizani, 73-58

Nd.2, Partizani – Flamurtari,

Nd.3, Flamurtari – Partizani,

Lajme të tjera

Lajmet e fundit