Flamurtari pa busull, mesazhe të koduara dhe dëmtime

10 Maj 2019
9:38
Eraldo Harlicaj
back button

Flamurtari është një ndër surprizat e bukura të këtij sezoni. Ekipi kuqezi ka vazhduar me problemet e viteve të kaluara ku nuk paguheshin, por futbollistët kanë shtrenguar dhëmbët dhe janë në luftë për Kupat e Europës. Licencimi mbetet një pikëpyetje e madhe, por takimi ndërmjet presidentit Armand Duka dhe drejtuesve të bregdetarëve ka ngjallur dyshime. Nëse ia dalin, do të ishte çmenduri. 

Në vorbullën e problemeve, Ilir Daja duhet të menaxhojë disa situata të reja që në ndeshjen ndaj Kastriotit. Sulmuesi Xhevahir Sukaj është dëmtuar dhe ka humbur sezonin, nuk do të ndihmojë ekipin deri në fund. Në krahun tjetër, mbetet shumë shqetësuese dhe situata e Elton Calesë. 

Braziliani është lodhur dhe po pret me padurim largimin nga Vlora. 30-vjeçari nuk është aspak i lumtur me situatën, pasi ka thuajse një vit që nuk paguhet që nga problemet që kishte me kontratën te Kukësi që i privoi të drejtën për të luajtur fazën e parë. Shtatshkurtri në Instagramin e tij personal vazhdon e poston mesazhe të koduara. "Është mirë që gjithçka kalon, por disa gjëra zgjasin gjatë. Vetëm lutu", – shkruan Cale. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit