FLAMURTARI TALLET ME TIFOZËT: Largohet trajneri dhe drejtori!

14 Gusht 2019
14:13
Alfred Lleshi
back button

Nuk ka qetësi te Flamurtari. Kur u mendua se emërimi i trajnerit dhe drejtorit sportiv, respektivisht Gerd Haxhiu dhe Artim Pollozhani, do t’iu jepte drejtim punëve në skuadrën kuqezi, “nyja gordiane” mbetet sërish administratori Sinan Idrizi, ose më mirë të themi, ai që ka paratë. Ky i fundit nuk e ka mbajtur fjalën, nuk është treguar korrekt me pagesën e këstit të parë të kontratave, për të cilat kishte dakordësi paraprake. Afati i fundit për këtë ishte dita e sotme. Duke parë se nuk kishte dritë në fund të tunelit, trajneri dhe drejtori sportiv kanë paraqitur mesditën e sotme dorëheqjen. 

Kjo do të thotë se situata kthehet në pikën zero te kuqezinjtë, edhe pse ditët po kalojnë dhe 24 gushti, starti i kampionatit, po afron. Flamurtari duket se futet në kolaps të plotë tashmë, sepse me këto kushte, që bënë të shpërbëhej skuadra e sezonit të kaluar, nuk e merr përsipër askush ta drejtojë. Mëkat, po të mendosh se bëhet fjalë për një nga klubet historike dhe me shumë traditë në vendin tonë, që ka prodhuar futbollistë të shkëqlyer ndër vite për ekipet kombëtare, që ka luajtur edhe kundër Barcelonës. 

Administrator, kryetar bashkie dhe, pse jo, kryeministri-deputet i kësaj zone, të gjithë në të njëjtën anë të llogores, premtojnë projekte gjigante sportive në këtë qytet futbolldashës, por duket se po e lënë edhe pa skuadër e përfaqësim (qoftë edhe formalisht) në Superiore. Vlora nuk e meriton këtë!  

Lajme të tjera

Lajmet e fundit