Flamurtari siguron kreun e Ligës Unike, leksion Tiranës në Vlorë

3 Shkurt 2023
8:21
Telesport
back button

Është mbyllur java e 8-të e Ligës Unike në basketboll për femra, turneu mes skuadrave më të mira nga Shqipëria e Kosova. Flamurtari fitoi me lehtësi 71-58 ndaj Tiranës, në ndeshjen e fundit të kësaj jave, luajtur në Vlorë.

Takimi u komandua gjatë gjithë kohës nga basketbollistet vlonjate, që u shkëputën 26-10 që në periodën e parë. Ky avantazh i dha mundësi Flamurtarit të administrojë avantazhin deri në fund, duke përballuar presingun e Tiranës.

Ndongbwo me 20 pikë e 20 rebound, Jacobson me 21 pikë si dhge Omerbasic me 18 pikë e 12 rebound ishin tri lojtaret që bënë ligjin në fushë për Flamurtarin, që kryeson i shkëputur Ligën Unike. Ndërsa Tirana thuajse është e eliminuar.

Liga Unike-Java e 8-të

Bashkimi – Penza, 78-62

Partizani – Prishtina, 63-68

Flamurtari – Tirana, 71-58

Renditja: Flamurtari 15 pikë, Bashkimi 13 pikë, Prishtina 12 pikë, Partizani 12 pikë, Penza 10 pikë, Tirana 10 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit