Flamurtari tjetër leksion Partizanit dhe kryeson i vetëm kampionatin

4 Dhjetor 2021
20:04
Gentian Spiri

Flamurtari ka marrë kreun e renditjes së Kampionatit Kombëtar në basketboll për femra pas ndeshjeve të javës së 7-të. Kampionet vlonjate mposhtën pa shumë mund 85-61 Partizanin në kryeqytet, fitorja e dytë brenda pak ditëve e Flamurtarit ndaj rivaleve të “kuqe” (fituan edhe në Ligën Unike).

Ndeshje në përgjithësi e dominuar nga Flamurtari, ku u dalluan Johnson me 28 pikë e Omerbasic me 23 pikë. Tirana mposhti 63-57 Vllazninë në kryeqytet dhe ngjitet në vendin e dytë në renditje, bashkë me Partizanin. Fitorja e bardhebluve erdhi nga duart e Lugaj (16 pikë) e Qosja (15 pikë).

Nuk zhgënjen Studenti, që gjithashtu ka 12 pikë, po aq sa Tirana e Partizani. Skuadra kryeqytetase fitoi sot në mbrëmje 78-49 ndaj Apolonisë, sfidë ku u dallua Aida Vata me 23 pikë. Në takimin e fundit luajtur sot, Tirana Barleti Basket mundi 75-57 Elbasanin, me Tea Jaçe që realizoi 18 pikë.

Basketboll – Kategoria e parë femra, java e 7-të

Partizani – Flamurtari, 61-85

Tirana Barleti Basket – Elbasani, 75-57

Tirana – Vllanzia, 63-57

Studenti – Apolonia, 78-49

Renditja: Flamurtari 13 pikë, Partizani 12 pikë, Tirana 12 pikë, Studenti 12 pikë, Vllaznia 10 pikë, Tirana Barleti Basket 10 pikë, Elbasani 8 pikë, Apolonia 7 pikë.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit