Agjenti “vulos” të ardhmen e Hysajt: Ia kemi bërë të qartë Napolit

7 Maj 2020
15:40
Alfred Lleshi
back button

Elseid Hysaj do të largohet nga Napoli. Përfitimi i parave verën e ardhshme, duke e shitur shqiptarin, ose transferimi falas në janarin e vitit që vjen, janë dy variantet e mundshme. Mbrojtësit kuqezi i mbaron kontrata aktuale në qershor 2021. Rinovimi me blutë është i përjashtuar si opsion. Agjenti i lojtarit ia ka komunikuar tashmë këtë gjë Napolit, Hysaj do të largohet me dëshirën e tij. Mario Giuffredi foli për mikrofonat e “Radio Kiss Kiss Napoli”:

“Ne e kemi njoftuar Napolin, presidentin De Laurentiis, se nuk do ta rinovojmë kontratën. Vullneti ynë është që të largohemi. Ia kemi bërë me dije këtë gjë klubit 15-20 ditë më parë, tani është edhe në interes të Napolit të gjejë një zgjidhje për lojtarin, pasi kontrata e tij do të skadojë. Pastaj, në këtë merkato të çuditshme mund të ketë një mijë kthesa, kështu që gjithçka mund të ndryshojë rrjedhë. Megjithatë, ia kemi komunikuar vullnetin tonë De Laurentiis për t’i ndarë rrugët”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit