Flet Gattuso, ka një lutje të madhe për të gjithë italianët!

28 Mars 2020
15:17
Eraldo Harlicaj
back button

Trajneri i Napolit, Gennaro Gattuso, ka lëshuar mesazhin e tij në këtë moment për të gjithë personat që janë të izoluar në shtëpi. Numri një i ekipit italian u ka bërë thirrje të gjithëve që të qëndrojnë në shtëpi. 

“Përshëndetje të gjithëve, jam Gattuso. Dua të përshëndes të gjithë italianët dhe tifozët e Napolit, të gjithë tifozëve në të gjithë botën. 

“E di që po kalojmë një moment të vështirë dhe nuk është aspak i bukur. Unë dua të ju lutem të qëndroni në shtëpi. Është shumë e rëndësishme, sepse mjekët dhe infermirët po bëjnë një punë të madhe. Më vjen keq për të gjithë ata që kanë vdekur, por duhet të zbatojmë rregullat”, – tha Rino. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit