Flet legjenda: Manchester United s’duhet të mbajë me zor askënd, as Pogba!

25 Qershor 2019
9:14
Alfred Lleshi
back button

Manchester United nuk duhet ta mbajë me pahir Paul Pogba, thotë Gary Neville, pasi është e rëndësishme që klubi të largojë çdo lojtar, që nuk dëshiron të jetë atje. Spekulimet rreth një transferimi të mundshëm të francezit nuk janë gjë e re. Kalimi i tij te Real Madridi, ose rikthimi te Juventusi, shihen si pista reale për kampionin e botës. Vetë ai ka bërë pak për t’i larguar këto thashetheme, edhe pse Manchester United ka qenë kategorik ndaj ofertave për Pogba.

Neville dëshiron të shohë një kompromis mes palëve, që e mban Pogba në “Old Trafford”, por ai iu bën thirrje “Djajve të Kuq” të mos mbajnë askënd me imponim. Për të, klubi ka nevojë për lojtarë, që janë plotësisht të përkushtuar ndaj kauzës. Ai tha për “Sky Sports”: “Ata nuk duhet të mbajnë asnjë lojtar me zor. Manchester United është një skuadër më e mirë kur luan Paul Pogba, por nëse një lojtar nuk dëshiron të jetë në klub, ai duhet lejuar të ikë. 

Me mendjen diku tjetër, askush nuk mund ta ndihmojë kauzën e përbashkët. Në fund të fundit, kjo është gjëja e parë që Ole duhej të bënte, të identifikonte lojtarët e gatshëm për klubin, që të ecet përpara. Unë jam ende i pasigurt për shumë lojtarë, në këtë drejtim”. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit