Felix, “mister 126 mln euro” shpërfill Messin përpara Ronaldos!

8 Korrik 2019
16:25
Anton Cicani
back button

U prezantua ditën e sotme talenti portugez dhe ndër blerjet më të shtrenjta në historinë e futbollit: Joao Felix. Edhe pse ende tepër i ri, ish-futbollisti i Benficas, që ka pranuar të provojë veten në Madrid, te Atletico, flet për numrin e zgjedhur në fanellë, që do të jetë ai "7".

Duke u ngacmuar në lidhje me krahasimin me Cristiano Ronaldon, ka thënë të tijën duke komentuar kështu: "E dimë të gjithë se çfarë futbollisti është: më i forti në botë, ndoshta më i forti i të gjitha kohërave! Më ka folur shumë për Madridin, më tha se i pëlqente shumë. Jam këtu për të shkruar historinë, por Cristiano është… Cristiano. Unë jam Joao Felix".

Lajme të tjera

Lajmet e fundit