FLET REJA: “Pse unë nuk dua goleadë?! Po ja që… Broja ka një problem!”

31 Mars 2021
23:50
Telesport
back button

Edi Reja ka komentuar për Supersport fitoren ndaj San Marinos duke pranuar se gjithashtu priste goleadë, por është i kënaqur me 3 pikët.

“Nuk jam i kënaqur me pjesën e parë, bëmë pak gjuajtje në portë. Në të dytën ndryshuam, derisa nxorëm edhe golin. Kur gjejmë skuadra që tërhiqen shumë vuajmë dhe më bën të mendoj edhe për skema të tjera. Edhe mua do të më pëlqente të luajmë ndryshe, të shënojmë më shumë gola. Nuk ia dolëm dot”.

“Nuk ishte problemi në mesfushë, nuk bëmë lëvizjet e duhura në sulm në pjesën e parë. Ata u përpoqën, por nuk kishte finalizim. Ishim ndryshe në pjesën e dytë dhe shënuam. Në këto lloj ndeshjesh duhet të luash më shumë në krah, ndoshta duhet luajtur me dy në qendër”.

“E ekzagjeruar me tre mbrojtës dhe dy mesfushorë me tipare mbrojtëse? Luajtëm me tre, por Hysaj dhe Lenjani ishin të impenjuar në sulm. Doni tre apo katër mbrapa… (qesh).

Doja të luaja me 4-4-2, me Lenjanin përpara. Të dy krijuan shumë nga krahët, e alternojnë shumë mirë fazën mbrojtëse dhe sulmuese”.

“Broja ndryshe në kombëtare? Shpresoja të bënte më mirë, por është lojtarë që do hapësira. E ka të vështirë të luajë në zona të ngushta”, shtoi Reja.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit