“Flet si kampion bote, por është thjesht një palaço”

30 Tetor 2019
12:30
Telesport
back button

Më 31 tetor, boksieri britanik Tyson Fury do të debutojë në WWE, në një duel që do të zhvillojë në Abu habi ndaj Braun Strowman. Kampioni i botës në peshën e rëndë në kategorinë WBC, boksieri amerikan Deontay Wilder, u shpreh se nuk ka asnjë interes për këtë sfidë. Ndaj, ai nuk do të jetë në Arabi për të parë nga afër këtë duel, por do të vijojë përgatitjet për sfidën ndaj Luis Ortiz. Fury dhe Wilder pritet të zhvillojnë një revansh mes tyre në shkurt të 2020-ës, ose edhe më vonë.

Nuk kam ndërmend për të fluturuar në Arabi për të parë atë sfidë. Unë kam nisur përgatitjet për duelin tim dhe jam fokusuar te sfida me Ortiz. E shoh që Fury po bën shumë promovim për revanshin mes nesh, por ajo që më bezdis është se ai flet në këtë debutim në WWE sikur të jetë kampion bote. Por ai harron që kampion jam unë”, tha Wilder.

Titullin e kam ende unë, ai nuk fitoi gjë. Ai nuk ka asnjë gjerdan me vete dhe flet shumë, është thjesht në palaço. Unë e pres dhe shpresoj që ai të jetë gati kur të zhvillojmë revanshin. Askush nuk e ka mendjen tek ai, pasi nuk është kampion bote”, tha Wilder.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit