Flet trajnerja që shpëtoi notaren që po mbytej në pishinë: U hodha pasi askush s’po ndërhynte

23 Qershor 2022
12:50
Telesport
back button

Në Botërorin e notit që po zhvillohet neë Hungari për pak sa nuk është verifikuar një dramë në pishinë, në garat e notit të sinkronizuar. Notarja Anita Alvarez është ndjerë keq teksa garonte dhe ka përfunduar në fund të pishinës. Ajo shpëtoi falë ndërhyrjes së trajneres së kombëtares amerikane Andrea Fuentes, që u hodh pa u menduar dy herë në pishinë.

Duke folur për “Marca”, trajnerja spanjolle shprehet: “Ishte një tronditje e madhe. U zhyta në pishinë pasi pashë që Anita, në vend që të ngjitej lart po zbriste poshtë. Vura re që asnjë nga personat e ndihmës së shpejtë nuk po reagonte dhe të zhytej për ta shpëtuar, ndaj veprova vetë”.

U tremba, pasi pashë që nuk po merrte grymë, por tani është shumë më mirë. Mendoj se ka qëndruar rreth 2 minuta pa marrë frymë, pasi mushkëritë i kishte të mbushur me ujë. Por arritëm ta shpëtojmë. Kur u kollit nxori ujin, por frika ishte e madhe”, u shpreh më tej Fuentes.

Trajnerja ka kritikuar rojet e pishinës dhe të ndërhyrjes së shpejtë për mos reagim gjatë kësaj ngjarje. “Pashë personat e ndërhyrjes së shpejtë, por ata ishin të hutuar. Nuk reagoi asnjëri. Pyeta veten a do të hidhet njeri? Reagova menjëherë, pasi nuk mund të rrija duke parë. nuk e mendova dy herë dhe u zhyta”, tha trajnerja Andrea Fuentes.

E mora në krahë dhe nisa të ngre sipër, por ishte shumë e rëndë. Nuk ishte e lehtë. Tani Anita është më mirë. Mjekt kryen një kontroll dhe të gjithë parametrat jetësorë janë normal. Sporti ynë nuk ëhstë ndryshe nga të tjerët”, tha Fuentes.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit