Flick frenon Bayernin: Ende nuk është vendosur fati i titullit

27 Maj 2020
10:11
Alfred Lleshi
back button

Bayern Munich e mposhti Borussia Dortmundin ndaj “Signal Iduna Park”, duke iu afruar dukshëm titullit kampion në Bundesliga. Tashmë, distanca e bavarezëve nga ndjekësi më i afërt në klasifikim është 7 pikë. Mbas këtij trepikëshi mjaft të rëndësishëm kundër rivalit kryesor e të vetëm për titullin në Gjermani, Hansi Flick tha:

“Ende nuk është vendosur fati i titullit, nuk mund ta parashikoj të ardhmen. Sidoqoftë, jam mjaft i kënaqur. Ne ishim bindës, efektivë, kurajozë dhe më të mirë në duelet individuale. Ne bëmë atë që duhej të bënim, ndaj jam i lumtur. Mendoj se mund të themi se ishte një fitore e mirë, por asgjë nuk ka mbaruar ende”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit