Pas arkivimit të suksesit 3-0 ndaj Brest në Ligën e Kampionëve, ka ardhur koha që Barcelona e Hansi Flick të zhytet sërish në kampionat, me ndeshjen e nesërme në shtëpi kundër Las Palmas.
Gjatë konferencës së zakonshme për shtyp, trajneri gjerman pati mundësinë të bëjë një bilanc të situatës, duke u nisur edhe nga kushtet e Lamine Yamal: “Ai është kthyer, është gati të luajë. Nuk e di nëse do të startojë nesër, por do të luajë”.
Për sa i përket ekipit në tërësi, ish-trajneri i Gjermanisë shpjegoi: “Ekipi është i përgatitur mirë, e pashë këtë në seancat stërvitore. Disa lojtarë të dëmtuar po kthehen, jemi në një situatë të mirë”.
Ka hapësirë edhe për temën që lidhet me të tashmen dhe të ardhmen e Frenkie de Jong: “Deri tani ka qenë i lënduar, po përparon mirë. Tri ri ose katër javë më parë, kur filloi të luante, kishte një mentalitet tjetër. Tani është rikthyer, po stërvitet, por nuk është në maksimumin e formës.
Ne kemi shumë mesfushorë në përbërje, përzgjedh më të mirët për formacionin. Në bazë të gjendjes së gjithsecilit dhe asaj që kanë dhënë gjatë javës në stërvitje do të hartoj 11-shen startuese. De Jong po kthehet, por kërkon kohë për ta arritur maksimumin e formës”.
Në fund, një mendim për 125 vjetorin e klubit Blaugrana: “Ky klub është befasues, i pabesueshëm. E thashë që kur mbërrita për herë të parë, më bëri përshtypje klubi. Ne punojmë lirshëm, mund të bëjmë atë që na duhet.
Kur eci nëpër qytet është shumë bukur të shoh sesi tifozët më flasin, sa miqësor janë ata. Është kënaqësi të jesh këtu. Barcelona është shumë më tepër se një klub futbolli. Është nder i madh të jem trajneri i Barcelonës, por tani është e drejtë që të fokusohem te Las Palmas”.