Flick te Gjermania, vjen edhe deklarata e legjendës Bierhoff!

11 Maj 2021
18:57
Telesport
back button

Hans-Dieter Flick është gjithnjë e më afër stolit të Gjermanisë.

Trajneri do të largohet nga Bayern Munchen në fund të sezonit, duke i lënë vendin Julian Nagelsmann.

56-vjeçari pritet të zëvendësojë Joachim Low në stolin e katër herë kampionëve të botës pas përfundimit të Euro 2020, diçka që e konfirmon edhe Oliver Bierhoff.\

Drejtori i Përgjithshëm i ekipit kombëtares gjermane ka folur në lidhje me këtë temë për Abendzeitung. “Kam besim se do të jetë Flick trajneri i ri, e di se sa i rëndësishëm është ai për Gjermaninë.

Vendosëm të mos i intensifikonim bisedimet me të përpara se Bayerni të fitonte titullin, por mund ta bëjmë tani një gjë të tillë“.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit