Ndërsa Wanda Nara përgatitet të përballet me një aventurë të re si konkurrente në “Dancing with the Stars”, këngëtari L-Gante është kthyer të flasë për të në Argjentinë.
Pasi zbuloi në të kaluarën se kishte përjetuar një flirt me showgirl-in dhe biznesmenen, reperi argjentinas ishte i ftuar në programin “El Trece”, në të cilin iu përgjigj pyetjeve rreth marrëdhënies së tij aktuale me gruan e Mauro Icardi (bashkëshorti i saj i dytë, pas dasmës me futbollistin tjetër, tashmë në “pension”, Maxi Lopez).
“Marrëdhënia ime me Ëandën është për notën 10, – tha L-Gante. – Ndoshta edhe më e mirë”. E nëse pas lidhjes me Wanda Nara i janë atribuar disa flirte të tjera, reperi ka dashur të qetësojë fansat e tij: “Statusi im martesor është beqar, plotësisht”.