Flirtim i hapur, talenti i Bodos i shkel syrin Milanit!

25 Shtator 2020
22:12
Eraldo Harlicaj
back button

Milani ka hedhur sytë drejt Jens Petter Hauge. Futbollisti i ri fitoi vëmendjen e drejtuesve kuqezi në ndeshjen që kuqezinjtë fituan ndaj Bodos me rezultatin 3-2. 20-vjeçari dhuroi shumë në fushën e lojës dhe i bindi të gjithë me përformancat e tij.

“Nuk e mbaj mendjen te zërat e merkatos, por sigurisht që Milani është një ekip ku do të doja të luaja. Po flasim për një nga klubet më të mëdha në planet, e shijova në maksimum stadiumin e tyre dhe qytetin e Milanos.

Vlerësimi i trajnerit Pioli? Kënaqësi dhe diçka argëtuese. Është kënaqësi të biesh në sy dhe të vlerësohesh për cilësitë që zotëron. Elozhet i marr si motivim për t’u përmirësuar më shumë“, – deklaron Hauge.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit