Flirtoi me Wanda Nara, e konfirmon truproja e saj: Po, Icardi më shkarkoi

6 Janar 2022
8:45
Alfred Lleshi
back button

Gjithçka e vërtetë: Mauro Icardi shkarkoi truprojën e Wanda Narës. Agustin Longuiera, truproja e sipërmarrëses argjentinase deri pak ditë më parë, konfirmoi thashethemet për programin argjentinas “Intruders”. Mesa duket, sulmuesit të PSG nuk i kanë pëlqyer përgjigjet e Agustin në Instagram. Gjatë një seance pyetjeje-përgjigjesh me ndjekësit, truproja pranoi se e do Wandën dhe e vlerëson shumë.

Langueira iu përgjigj edhe pyetjeve më të nxehta, duke zemëruar Mauriton. “A do të dëshironit të bashkoheni me Wanda? “Kush nuk do të donte?” – u përgjigj truproja. Dhe pastaj, përsëri: “Si ndiheni pranë Wandës?” – “Shumë mirë”, “A do të fillonit një lidhje me një grua të martuar?” – “Po”. Pohime që e kanë mërzitur Icardin, i cili kështu ka vendosur ta distancojë ish-truprojën nga gruaja e tij.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit