“Florentino do t’i marrë të dy”, ish-sulmuesi i Real ndez ëndrrat e tifozëve

27 Tetor 2021
17:02
Denis Hakanaj
back button

Ish-sulmuesi i  Real Madrid, Alfonso, pret që presidenti Florentino Perez të bëjë blerje të rëndësishme në merkaton e verës së ardhshme.

Alfonso beson se Florentino do të kërkojë të marrë Kylian Mbappe nga PSG dhe Erling Haaland nga Dortmund.

“Unë do të kërkoja t’i merrja të dy”, ka thënë ai për Le Journal de Real. “Besoj se Florentino do t’i marrë të dy.

“Më pëlqen shumë Karim Benzema. Ai e di se është i rëndësishëm për këtë skuadër dhe e ka marrë përgjegjësinë mbi vete”.

Për Vinicius Junior: “Është i ri dhe shumë premtues, dhe një nga cilësitë e tija më të mira është shpejtësia. Do të ketë kohën për të t’ia treguar botës gjithë talentin e tij”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit