Florentino Perez, gati të sakrifikojë Benzema për të marrë yllin 21-vjeçar

20 Janar 2022
8:35
Alfred Lleshi
back button

Barça është e vetëdijshme se në “ankandin” për Haaland do të ketë konkurrentë shumë të rrezikshëm. Premier League ka para të freskëta, por në Spanjë, Real Madridi është i gatshëm të bëjë një merkato verore të çmendur, me sytë nga norvegjezi dhe Mbappé, dy galaktikë të padiskutueshëm. Klubi i bardhë do të tentojë për Haaland dhe financiarisht mund ta përballojë atë.

Presidenti Perez po përpiqet ta bindë norvegjezin dhe për ta bërë këtë e ka siguruar se do të ishte titullar i padiskutueshëm në projektin e radhës. Prandaj, ardhja e tij duhet të nënkuptojë fundin e Benzema në “Bernabeu”. Në moshën 34-vjeçare, Florentino Pérez mendon se francezi është më se i amortizuar, pavarësisht dashurisë që shfaq për të. Ai kupton se, siç ndodhi me Cristianon, kjo verë që po vjen është koha ideale për ta shitur Benzema dhe për të marrë disa të ardhura të mira.

Lëvizja mjeshtërore që Florentino Pérez dëshiron të kryejë është dalja në treg për të ndërtuar një ekip për dekadën e ardhshme. Klubi i bardhë beson se e ka akaparuar Mbappe, pavarësisht përpjekjeve të fundit të PSG-së për të rinovuar me të. Tani Perez është fokusuar në bindjen e Haaland për të bërë një dyshe shkatërruese me francezin.

Norvegjezi ka dyshime, sepse do ta ndante hierarkinë si yll me Kylian dhe, për më tepër, Benzema është titullar i padiskutueshëm si “9” i pastër në skuadër. Vazhdimësia e francezit është një pengesë e vërtetë, edhe pse klubi i bardhë ka plane shumë të përcaktuara mirë.

Benzema rinovoi verën e kaluar deri në vitin 2023, kështu që në verë do t’i mbetet vetëm një vit kontratë. Vitin e ardhshëm do të mbushë 35 vjeç dhe lidhja e tij me klubin e bardhë do të përfundonte në moshën 36 vjeç, kështu që do të ishte i pashitshëm nëse rinovon sërish.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit