Florentino Perez zbulon sekretet e përmbysjeve “heroike” për Champions-in e 14-të

31 Janar 2023
8:15
Alfred Lleshi
back button

Florentino Pérez, presidenti i Real Madridit, mori pjesë në prezantimin e librit të “Decimocuarta” (Champions-it të 14-të) dhe në fjalën e tij theksoi se çelësi i përmbysjeve të pabesueshme në sezonin e kaluar, në këtë kompeticion, dhe në fund triumfi ndaj “Reds”, ishte unitetit i Real Madridit:

“Madridistët dhe tifozët që ndihen të apasionuar pas futbollit në çdo cep të botës nuk do të harrojnë kurrë se si u arrit kurora e 14-të. Në 120 vite të historisë sonë ne kemi përjetuar episode që kanë kontribuar për të madhëruar legjendën e Real Madridit dhe për të mbledhur mijëra ndjekës përreth vlerave tona universale.

Netët magjike në “Bernabeu” shpjegohen me këto vlera. Real Madridi nuk dorëzohet kurrë dhe jep gjithçka deri në fund. Ky është shpjegimi për atë që ndodhi sezonin e kaluar, me lojtarët që e ndjejnë këtë fanellë dhe që përshtaten me vlerat, të cilat përbëjnë identitetin tonë.

Dhe me një trajner, Ancelotti, i cili ka mundur të krijojë një familje. Gjithçka që kemi përjetuar ka qenë falë pasionit dhe unitetit të të gjithë familjes madrilene. Secili prej nesh e ka mbështetur skuadrën në momentet më të vështira.

Kjo përzierje e talentit dhe angazhimit nga lojtarët tanë, trajneri dhe tifozët tanë e ka bërë “Bernabeun” edhe një herë një territor magjik, në të cilin kemi parë ëndrrat tona të realizohen. E gjithë kjo duhet për ta inkuadruar në një nga ciklet më spektakolare të fitoreve në historinë tonë, me pesë Champions në nëntë vite, që na forcojnë për t’u njohur si klubi më i mirë i shekullit të 21-të.

Të gjitha këto janë mbledhur në faqet e kësaj vepre (libri), të shkruar nga një pikë referimi historike e gazetarisë sportive në vendin tonë, i dashuri ynë Enrique Ortego. Ai ka regjistruar për historinë atë që Real Madridi arriti në Ligën e Kampionëve. Ne e bëmë këtë histori së bashku dhe së bashku do të vazhdojmë kështu”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit