“Florentino? S’ka për të ndodhur kurrë”, Tebas: Njësoj si të më kërkosh shtëpinë

26 Shtator 2023
17:44
Denis Hakanaj
back button

Marrëdhënia mes presidentit të Real Madrid, Florentino Perez, dhe atij të La Liga-s, Javier Tebas, nuk është aspak e mirë.

Konfirmimi ka ardhur në një intervistë të dhënë nga Tebas për Movistar, në të cilën ai ka folur pikërisht për marrëdhënien me Perez, që është ndërprerë në muajt e fundit:

“Unë të bëj paqe me Perez? Jo, kemi ndryshime thelbësore. Është si të më kërkosh: ‘Ka ndonjë mundësi që të më falësh shtëpinë tënde? Pse jo?’.

“Praktikisht është e njëjta gjë. Kemi mendime shumë të kundërta në lidhje me futbollin europian, nuk ekziston mundësia e një marrëveshje mes meje dhe pjesës më të madhe të klubeve spanjolle”, ka përfunduar Tebas.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit