Florian Marku: 2023-shi viti im, nuk e njoh fjalën dorëzim

30 Janar 2023
13:41
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Florian Marku nuk duelon prej 6 muajsh, që kur në gusht të vitit të kaluar mundi me vendim unanim të gjyqtarëve meksikanin Migeul Parra Ramirez, sfidë e zhvilluar në Tiranë. I pamposhtur në karrierën e tij (12 fitore e 1 barazim), Marku pësoi një dëmtim në dorë para asaj sfide, duke e operuar atë.

Tashmë që dëmtimi është rikuperuar, boksieri shqiptar është gati për t’u rikthyer në ring. Përmes një positmi në rrjetet sociale, Florian Marku bën premtimin e madh, duke e konsideruar këtë vit si shumë të rëndësishëm: “Viti 2023 do të jetë viti më i mad hi karrierës time. Jua garantoj me ndihmën e Zotit”.

Po të jem i sokusuar, pa lëndime dhe në formë, nuk ka boksieri në peshën time që më mund. Brenda meje nuk ekziston dorëzimi. Me një dorë ose me dy, unë vazhdoj përpara me kokën lart dhe me besim të plotë të Zoti. Ky vit është për të gjithë ata që më kanë përkrahur gjithmonë me shpirt”, u shpreh Florian Marku.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit