Florian Marku zyrtarizon vendin ku do të zhvillojë duelin e radhës, të shtunën emri i rivalit

30 Qershor 2022
9:37
Telesport
back button

Boksieri shqiptar Florian Marku, kampion bote në peshën “welter” në kategorinë IBF International, përmes një postimi në faqen e tij zyrtare “Facebook”, ka bërë me dije se sfida e tij e ardhës do të jetë në Tiranë. Ajo do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”.

Përshëndetje të gjithë shqiptarëve kudo që janë në botë. Dua t’ju lajmëroj se ndeshja në stadiumin “Air Albania” për këtë verë është vendosur. Të shtunën ju tregoj daten e çdo detaj tjetër. Që kur kam qenë fëmijë ëndrra ime ka qenë të ndeshem në mes të Shqipërisë, para jush. Mezi pres!”, shkruan Marku.

Marku është i pamposhtur në karrierën e tij në ring (11 fitore e 1 barazim). Tashmë për herë të parë ai do të duelojë në Tiranë, ndërkohë që ende nuk dihet emri i rivalit të tij. Marku disa herë ka kërkuar të duelojë në Tiranë dhe duket se ia ka arritur qëllimit të organizojë këtë sfidë në vendlindje.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit