Floyd Mayweather do të paguajë shpenzimet e funeralit të George Floyd

2 Qershor 2020
9:28
Gentian Spiri

Ish-boksieri amerikan Floyd Mayweather ka shprehur dëshirën e tij për të paguar funeralin George Floyd, afro-amerikani që u vra pak ditë më parë nga një polic në Minneapolis. Kjo ngjarje ka shkaktuar protesta dhe trazira në mbarë Amerikën.

Mayweather, përmes një postimi në “Twitter”, ka bërë me dije se i ka ofruar familjarëve të viktimës mbështetjen e tij për të marrë përsipër shpenzimet e funeralit. Familja e ka pranuar këtë kërkesë të boksierit.

Janë të shumtë përsonazhet sportive në botë që kanë shprehur indinjatën e tyre për këtë ngjarje të shëmtuar, duke shprehur edhe mbështetjen e tyre. Mayweather është njëri prej tyre, që do të mbulojë shpenzimet e funeralit të Floyd.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit