Fluturimi me avion anulohet: Tifozët e Liverpoolit arrijnë në Francë me gomone! Historia e pabesueshme – PAMJET

28 Maj 2022
19:15
Telesport
back button

Fatkeqësi me një fund të lumtur për shumë tifozë te Liverpool perpara finales se Champions League ne Paris mes ekipit “reds” te Klopp dhe Real Madridit… “Nuk do të ecësh kurrë vetëm”, ​​por në të vërtetë: në kuptimin e vërtetë të “nuk do të ecësh vetëm”…

S​sepse ata do të jene atje, pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve. “Gjithçka dhe të gjithë”, për shumë tifozë të Liverpool-it që po planifikonin një udhëtim të rehatshëm dhe normal në Francë për të parë finalen e Champions League kundër Real Madridit quhet “fluturim i anuluar”.

Kjo është fatkeqësia e disa mbështetësve të Reds, të cilët kanë parë të zhduket ëndrra për të ndjekur djemtë e Jurgen Klopp në Paris. Por si është shprehja qe thonë? “Pavarësisht gjithçkaje dhe të gjithëve”, kaq…

Tifozët u mblodhën dhe gjetën një mënyrë alternative: njëri prej tyre telefonoi një mik, pronar të një shkolle detare dhe organizoi një kalim të vërtetë nga Anglia në Francë, me një gomone.

Të gjitha të dokumentuara nga disa video të publikuara në rrjetet sociale: det i hapur dhe shumë buzëqeshje. Ftohtë dhe pak e frikshme! Por kur e dashuron ekipin e zemres mund te besh kaq dhe me shume…

“Na vinte keq për djemtë dhe duhej të bënim diçka: në udhëtim pamë disa delfinë. Kishte disa fytyra të shqetësuara, por gjithmonë besoja”, tha një tifoz për “Liverpool Echo”.

Një histori që është e pabesueshme, por që ka rezultuar në një fund të lumtur: një herë në tokë ata morën një tren për në Rennes dhe më pas një në Paris, duke mbërritur shëndoshë e mirë. Dhe me një përvojë më shumë për të treguar, një ditë.

 

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit