Foden lë kokrrën e namit në plazhin grek, përleshet me partneren se i kontrolloi celularin

27 Qershor 2022
10:48
Alfred Lleshi
back button

Pushimet e Phil Fodenit në Greqi, mesfushorit të Manchester City dhe Anglisë, nuk ishin edhe aq relaksuese. Teksa ndodhej në një plazh privat në Korfuz me të dashurën e tij, Rebecca Cooke, 22-vjeçari u bë protagonist i një sherri shumë të ashpër me gjysmën e tij më të mirë, aq sa të dy u larguan nga sigurimi i shërbimit turistik.

Sipas asaj që dëshmitarët kanë raportuar për “The Sun”, debati ka lindur kur partnerja i mori celularin (smartfonin) Foden, duke përfituar nga fakti se ai kishte shkuar për të bërë banjë.

“Foden ishte shumë i zemëruar. Ata po debatonin, – tha një nga të pranishmit, – dhe po bërtisnin. Gjithçka ndodhi në plazh, futbollisti u bë shumë agresiv.

Ata shkuan në lokal dhe nuk pushuan së bërtituri ndaj njëri-tjetrit. Kjo lloj gjëje nuk ndodh këtu”. Edhe Foden e ngriti tonin përballë akuzave të Rebecca dhe kështu erdhi “përzënia” e tyre nga plazhi i Glyfada.

Momenti është kapur edhe nga disa të pranishëm dhe në njërën prej këtyre videove shohim vajzën duke i bërtitur lojtarit: “A mendon se jam idiote? Kjo nuk të çon askund, por ndodh gjithmonë”.

Me siguri, partnerja ka kontrolluar celularin e yllit të Manchester City, ka gjetur aty ndonjë gjë të ndaluar, ndoshta bisedë me vajzë tjetër, ndaj ka shpërthyer.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit