“Fodull, provokues, arrogant…”, trajneri i Montpellier “masakron” Neymar

10 Dhjetor 2019
13:02
Alfred Lleshi
back button

Një sulm i vërtetë personal kundër Neymar. Kështu, Michel Der Zakarian, trajneri i Montpellier, nuk interesohet për peshën e fjalëve të tij dhe e “shkatërron” asin brazilian të PSG-së. Pas ndeshjes së Ligue 1, të fituar nga parizienët, trajneri dëshiroi të komentojë performancën e 27-vjeçarit: “Neymar është një lojtar i shkëlqyeshëm, por në fushë nuk ka kurrë respekt për kundërshtarët e tij. Ai luan me arrogancë dhe është fodull me të gjithë. Unë i thashë se duhet të mësojë që t’i respektojë njerëzit. 

Kur jeni një idhull për shumë njerëz, duhet të tregoni se keni vlerat e duhura. Sjellja e tij është në sytë e të gjithëve, por gjithmonë e ekzagjeruar. Neymar i provokon kundërshtarët e tij me truket dhe driblimet. Kundër nesh ai bëri një mijë kalime të padobishme, vetëm për të mërzitur kundërshtarët. Ai më tha se këtë e bëri vetëm e për t’u argëtuar me shokët e tij, por kjo nuk qëndron. Pastaj, nëse humbet, ose merr një goditje, gjithmonë fillon të qajë…”

Lajme të tjera

Lajmet e fundit