“Folëm sinqerisht me njëri-tjetrin”; Mbappe tregon sekretin e kualifikimit të PSG

12 Dhjetor 2018
10:34
Alfred Lleshi
back button

Kylian Mbappe beson se kualifikimi i PSG në raundin me eliminim direkt të Ligës së Kampionëve u frymëzua nga disa diskutime të sinqerta brenda ekipit. Fitorja 4-1 ndaj Crvena Zvezda, të martën, siguroi kreun e Grupit C për gjigantët e Ligue 1.

Skuadra e Thomas Tuchel dukej në telashe, sepse fitoi vetëm një nga katër ndeshjet e para në këtë sezon të Champions-it, por gjashtë pikë në dy ndeshjet e fundit në grup ishin të mjaftueshme për kualifikim më tej.

Mbappe, i cili shënoi golin e katërt të PSG në Beograd, pas “rrjetave” të mëparshme nga Edinson Cavani, Neymar dhe Marquinhos, tha se skuadra ka përfituar nga shkëmbimi i disa të vërtetave mes njëri-tjetrit. Ai i tha “RMC Sport”:

"Jemi të lumtur, sepse arritëm të kualifikohemi në një grup tepër të vështirë. Unë nuk mendoj se skuadra është përmirësuar. Kemi pasur një paraqitje më të mirë në dy ndeshjet e fundit në grup, sepse folëm sinqerisht me njëri-tjetrin. Ne e bëmë këtë dhe morëm shpërblimin tonë".

Mbappe vlerësoi golat e Cavani dhe Neymar, teksa vetë u asistua nga ylli brazilian në “rrjetën” e tij. Ai ishte i etur të lartësonte cilësitë e partnerëve sulmues: "Kam mundësinë për të luajtur me dy lojtarë të mëdhenj. Nëse paraqitemi si sonte, është mirë për të gjithë. Ata janë lojtarë, që nuk kanë asgjë për t’i provuar ndokujt. Cavani është golashënuesi kryesor në historinë e klubit; Neymar është një nga më të mirët në botë”.

Telesport është krenar që bashkëpunon me Krowd9, një aplikacion fantastik i futbollit për shqiptarët! Shkarkojeni > bit.ly/krowd9 për video me përmbledhje ndeshjesh, njoftime të menjëhershme për golat dhe të gjitha lajmet e Telesport! Krowd9 është i përdorshëm në shqip, italisht dhe anglisht.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit