Fonseca flet për lojtarët dhe lodhjen e tyre, duke “akuzuar” kombëtaret!

6 Mars 2021
18:32
Telesport
back button

Në prag të ndeshjes së neswrme kundër Genoa, trajneri i Romës, Paulo Fonseca, foli në konferencën për shtyp, duke filluar nga Borja Mayoral: “Ai po bën shumë mirë. Në ndeshjet e fundit ai bëri një punë të shkëlqyeshme, edhe kur nuk ka rezultat me gol, ai krijon hapësirë. E ardhmja? Klubi do të vendosë në kohën e duhur, Pinto e di se çfarë mendoj”.

“El Sharaawy dhe Pedro? Ata janë të dy mirë dhe të gatshëm për të luajtur”.

VERETOUT – “Ishte i rëndësishwm në fazën e ndwrtimit, por në mesfushë kemi zgjidhje të ndryshme si Villar, Pellegrini dhe Mkhitaran”.

PEDRO – “Ai do të luajë”.

MKHITARYAN – “Edhe nëse shënon më pak është mirë, ai punon për ekipin. Kjo është e rëndësishme për mua, unë jam më i interesuar të shënoj gola se çdo gjë tjetër”

SHUMË NDESHJE – “Zgjidhja është të luash më pak, shumë trajnerë mendojnë kështu. Ka shumë ndeshje dhe është normale që të ketë shumë lëndime. Më pak ndeshje do të ishin të mjaftueshme për ekipet kombëtare, nuk është normale për lojtarët”.

SPINAZZOLA – “Ai ka aftësi të mëdha fizike, për momentin kemi vetëm tre mbrojtës krahu. Duhet të menaxhojmë situatën, nëse është e nevojshme Spinazzola do të luajë pa menduar për ndeshjet e tjera”.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit