Fonseca: Shumë e vështirë ndaj Napolit, ja dy favoritët e titullit në Serie A

28 Nëntor 2020
14:13
Alfred Lleshi
back button

Në prag të ndeshjes së madhe në “San Paolo”, Roma e Paulo Fonseca është gati të sfidojë Napolin e Gattuso, në kërkim të fitores së gjashtë radhazi dhe rezultatit të 12-të të dobishëm radhazi, këtë sezon. Trajneri portugez doli në një konferencë për shtyp, ku u shpreh:

Cilat janë kushtet e Dzeko dhe mbrojtësve?
Dzeko do të luajë, është gati. Mancini dhe Ibanez stërviten sot dhe kanë mundësinë për të luajtur.

Kanë kaluar tetë javë kampionati dhe një “shef” mungon. Kush fiton nesër mund të jetë një alternativë ndaj Interit dhe Juves për titullin?
Ne jemi në fillim të sezonit, duhet të presim më shumë ndeshje për një vlerësim. Unë nuk kam dyshim se Juve dhe Interi do të luftojnë deri në fund për të fituar titullin. Pastaj janë gjashtë ose shtatë skuadra, që në momente të mira mund të arrijnë majën.

Rëndësia e Pedro dhe Mkhitaran është më e bukur në fushë apo në mentalitet?
Në të dyja situatat. Ata duken si fëmijë, që sapo kanë filluar të luajnë. Kanë qëndrim dhe motivim të shkëlqyeshëm.

Në konferencat e fundit për shtyp ju kemi parë të buzëqeshni fare pak. Ju shqetëson diçka?
Para ndeshjes jam serioz dhe i përqendruar.

A është Veretout i pazëvendësueshëm për Romën?
Jordan është një lojtar shumë i rëndësishëm, me karakteristika unike. Ne kemi treguar që nuk kemi lojtarë të pazëvendësueshëm. Kemi një ekip me identitet të gatshëm për të luajtur me të gjithë lojtarët.

A është ekipi juaj gati për të fituar dhe dominuar edhe ndaj emrave të mëdhenj?
Ne nuk fituam, por kundër Juves dhe Milanit treguam se mund të arrijmë një rezultat pozitiv, edhe të fitojmë. Gjithmonë duam të jemi të fortë. Nesër duam të jemi skuadra që luan mirë dhe me guxim.

A janë të gatshëm Pellegrini dhe Dzeko të kthehen nga minuta e parë?
Po, ata janë gati.

16 ndeshje të Serie A pa humbur në fushë. Disfata e fundit erdhi kundër Napolit. Katër muaj pas asaj ndeshjeje, a ka ndryshuar Roma taktikisht apo më shumë mendërisht?
Ne jemi përmirësuar në shumë aspekte. Ekipi po luan me besim, por kur fiton është normale të kesh më shumë entuziasëm. Ekipi është përmirësuar shumë.

Çfarë ndeshjeje pret kundër Napolit?
Unë pres një ndeshje të vështirë. Napoli është ndër më të fuqishmit në kampionat. I kam parë të gjitha ndeshjet e tyre. Edhe kur kanë humbur, nuk e kanë merituar gjithmonë. Ata janë të cilësorëe, të guximshëm dhe luajnë futboll të mirë. Do të jetë një ndeshje e vështirë.

A është ndeshja më e vështirë e sezonit?
Të gjitha janë ndeshje të vështira, madje edhe kundër skuadrës që renditet e fundit.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit