Trajneri i Milanit, Fonseca, foli per mediat perpara ndeshjes ndaj Empolit duke e theksuar se Milani i tij ka ende pune per te bere per t’u permiresuar por qe duket sikur nuk eshte bere thuajse asgje dhe se kritikohet me shume per mbrojtjen: “Duket sikur vetem ne nuk dime te mbrojme por seshte ashtu sepse Atalanta ka pesuar 2 gola me shume, Interi ka pesuar sa ne dhe Lazio gjithashtu. Jemi mbrojtja e 5-te e kampionatit. Por per Milanin flitet sikur eshte perbindesh.
Megjithate, une nuk kenaqem se fituam ne Bratislave, sepse menyra si pesuam golat nuk me pelqen, qofte sepse ndonjehere jane zgjedhje te gabuara individuale fushe.
Nen presion jam cdo dite, futbolli eshte per njerez të fortë, ndryshe nuk mund te drejtosh. Do te doja me shume pike, por jetoj me problemin qe duhet te permiresohemi dhe jam i bindur se do ta bejme kete gje te gjithe bashke.
Formacioni? Ndoshta e kam vendosur, ndoshta jo, por nuk ka pse flitet per surpriza. Por, prisni disa ore dhe ai del, nuk eshte show, por ndoshta ka dicka tjeter per menyren se si lajmi vjen te mediat…”.
Me pas, portugezi u ndal edhe te dicka tjeter, nje fenomen qe vitet e fundit ka qene i vazhdueshem te Milani, demtimet! “Me duket se nuk keni thene asnje fjale per faktin qe Milani eshte klubi qe ka me pak demtime nga te gjithe dhe kjo ka ardhur sepse menaxhimi i futbollistëve dhe rotacionit eshte bere per te ruajtur shendetin e tyre mbi te gjitha dhe per te mos mbetur pjesen tjeter te sezonit me keto probleme. Por, nuk kam pare te shkruhet apo thuhet kjo gje fare…”