Forma e dobët, ish-trajneri tregon problemin e vërtetë të Ronaldos

5 Dhjetor 2019
16:48
Eraldo Harlicaj
back button

Ish-trajneri atletik i Cristiano Ronaldos, Giovanni Mauri, ka folur në lidhje me formën e lojtarit te Juventusi dhe është mjaft i nervozuar me ato zëra që thonë se portugezi nuk mban më. 

“E njoh atë dhe motorin e tij shumë mirë. E shoh të çuditshme që disa njerëz e konsiderojnë një kampion si Ronaldo të mbaruar. Ata flasin në rrjete sociale. Nuk mund të flas pa rezultate, pasi janë përgatitësit atletikë të Juventusit që kanë të dhënat e formës së tij. 

“Ronaldo është shumë shpërthyes dhe kjo është një ndër pikat e tij më të forta dhe në momentin që ka një shqetësim që e pengon ndalet pak. Te Reali nuk ka patur një problem të ngjashëm. Askush nuk e njeh trupin e tij si ai. Ai është lojtari më i kompletuar në botë. Vetëm Mbappe ka fizikun e tij”, – tha ish-tekniku i tij. 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit