FORMACIONET: Atalanta i beson Gjimshitit, Gattuso ul në stol Hysajn

2 Korrik 2020
19:02
Eraldo Harlicaj
back button

Atalanta do të presë në shtëpi Napolin në orën 19:30. Trajneri Gasperini dhe Gennaro Gattuso kanë publikuar formacionet e tyre titullare dhe ka pak ndryshime. Caldara do të luajë nga minuta e parë për vendasit, sepse Palomino është i dëmtuar. Berat Djimsiti do të jenë në krah të tij.

Gomez dhe Zapata janë përpara, ndërsa Freuler mbështet. Gattuso nuk i ka besuar Hysajt në këtë sfidë duke luajtur Di Lorenzon dhe Ruin nga krahët, ndërsa shqiptari e nis nga stoli. Sulmi përbëhet nga Mertens, Insigne dhe Politano.

Milik është ulur në stol nga numri një i stolit. Ky i fundit pritet të largohet në fund të sezonit nga skuadra napolitane. Pritet të ketë emocione të forta një sfidë e tillë mjaft e bukur.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit