Formacionet: Chelsea pa fat me mungesat, Liverpooli surprizon me Thiagon

20 Shtator 2020
16:43
Eraldo Harlicaj
back button

Chelsea dhe Liverpooli do të përballen mes tyre prej orës 17:30. Kreysfida e kësaj jave do të vendosë përballë kampionët në fuqi dhe londinezët e Lampard. Vendasit kanë bërë një merkato të rëndësishme duke afruar emra “big”, ndërsa Liverpooli ka marrë vetëm dy lojtarë, Thiago Alcantaran dhe Diego Jotan.

Trajneri Jurgen Klopp kqa ndryshuar vetëm një futbollist nga ndeshja e fundit me Leeds, pasi ka hedhur nga minuta e parë Fabinhon. Braziliani do të luajë përkrah Van Dijk sepse Gomez është i dëmtuar, ashtu si Matip. Pjesa tjetër e skuadrës nuk ndryshon. Risia? Thiago Alcantara do ta nisë nga stoli takimin e sotëm.

Chelsea nga krahu tjetër luan me artilerinë e rëndë, pasi Werner dhe Havertz e nisin nga minuta e parë. Lampard ka probleme, pazi Ziyech dhe Ben Chilwell janë të dëmtuar dhe nuk janë grumbulluar.

Lajme të tjera

Lajmet e fundit