Formacionet: Cungu nuk ndryshon, Fangaj ndeshje speciale / Luftëtari me surpriza

14 Dhjetor 2019
12:29
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi dhe Luftëtari do të rikthejnë emocionet e Superiores pas derbit të zhvilluar në mbrëmjen e djeshme. Skuadra kurbinase kërkon të përfitojë nga ndalesa e Partizanit dhe të afrohet me kreun, ndërsa gjirokastritët duan surprizën e madhe. 

Trajneri Cungu nuk ka bërë asnjë ndryshim me ekipin e Laçit. Një ndeshje mjaft e rëndësishme do të jetë për Abdurrahman Fangajn. Mbrojtësi shkodran do të luajë ndeshjen e tij të 100-të me skuadrën kurbinase.

Luftëtari i ka besuar sërish të rinjve në mungesë të lojtarvë me eksperiencë. Kukaj rikthehet si titullar dhe do të mbajë qendrën e mbrojtjes me Isufin.

13:00/ Formacionet zyrtare

Laçi: Stajila, Fangaj, Ignjatovic, Gjoni, Domgjoni, Shehu, Deliu, Lushkja, Teco, Xhixha, Nwabueze. Trajner: Armando Cungu
Luftëtari: Paiteris, Qato, Isufi, Kukaj, Dragoshi, Açka Rapo, Hyseni, Dushkaj, Lika, Oshafi. Trajner: Giorgos Marantas
Gjyqtarët: Klajdi Kola, Egin Doda, Maringlen Llukmani
I katërti: Eldorian Hamiti

Lajme të tjera

Lajmet e fundit