Formacionet: Cungu vendos për formacionin, s’ka asnjë ndryshim!

17 Shtator 2020
18:00
Eraldo Harlicaj
back button

Laçi do të luajë kundër Hapoel Beer Sheva ditën e sotme prej orës 19:00, në ndeshjen e vlefshme për raundin e dytë eliminator të UEFA Europa League. Kurbinasit janë përballur dhe më herët me izraelitët dhe janë eliminuar.

Trajneri Armando Cungu ka publikuar formacionin e tij dhe nuk ka asnjë ndryshim nga ndeshja me Keslan. Alen Sherri e nis nga minuta e parë në portë, Marku, Ignjatovic, Selmani dhe Turkaj në mbrojtje.

Deliu, Shehu e Lushkja në mesfushë, Teco e Xhixha janë në mbështetje të sulmuesit kryesor të skuadrës, Kyrian Nwabueze.

Formacionet zyrtare:

Laçi: Sherri, Marku, Selmani, Ignjatovic, Turkaj, Deliu, Shehu, Lushkja, Teco, Nwabueze, Xhixha. Trajner: Armand Cungu

Hapoel Beer Sheva: Levita, Dadia, Taha, Miguel Vitor, Goldberg, Yosefi, Kabha, Josue, Sallaich, Shwiro, Acolatse. Trajner: Yossi Abokakis

Lajme të tjera

Lajmet e fundit