FORMACIONET: Dueli i sulmit, Mourinho dhe Arteta me artileri të rëndë për derbi

12 Korrik 2020
16:42
Anton Cicani
back button

Tottenhami ka një ndeshje mjaft të bukur kundër Arsenalit prej orës 17:30 kundër Arsenalit. Të dy skuadrat luftojnë për Europën dhe derbi i Londrës do të vendosë shumë në këtë përballje.

Trajneri Jose Mourinho dhe Mikel Arteta kanë publikuar formacionet e tyre titullare. “The Special One” ka rikthyer nga minuta e parë Harry Kane dhe Son. Në mbështetje të tyre do të jenë Lucas Moursa dhe Lo Celso.

Arteta nga krahu tjetër ka hedhur në fushë një ekip me 3 mbrojtës, duke preferuar Luiz, Mustafin dhe Kolasinic. Xhaka dhe Ceballos e nisin nga minuta e parë, ndërsa sulmi është me artileri të rëndë, pasi Auba, Laca dhe Pepe e nisin të tre së bashku.

 

Lajme të tjera

Lajmet e fundit